Çështja “Shullazi”, një tjetër politikan në gjyq: Lidhja ime me Ylvi Beqjan dhe takimi me Emiljanon

0
332

Pas Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës edhe një politikan tjetër rezulton i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit. Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

 

 

Çyrbja ka dëshmuar në seancën e sotme ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Sipas Çyrbjas, biznesmeni Beqja i kishte kërkuar të takonte Shullazin dhe regjistrimin e hotel “Vollgës”.

“Ylvi Beqaj më ka kërkuar regjistrimin e hotel ‘Vollgës’. Beqja më kërkoi të takoja ish-pronarin, Shullazi. Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime”, ka thënë deputeti i PS, duke rrëfyer edhe bisëdën me Emiljano Shullazin.

“Shullazit i kam thënë se do të zbatoj ligjin. Ai më pyeti nëse do ta regjistroja pronën. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Kam pasur konflikte,po jo me personat e pandehur”, tha Çyrbja.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe noterja Aida Spahiu. Ajo ka deklaruar se në zyrën e saj kanë shkuar biznesmeni Beqja dhe Shullazi. Sipas saj, Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke.
“Ka ardhur në zyrën time Ylvi Beqja dhe Shullazi. Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke në shenjë mirënjohje. Të dy nënshkruan dy kontrata dhurimi. Beqaj në kontratën e dytë i dhuroi tokën pa kushte”, ka deklaruar noterja Spahiu.

Ndërsa avokati Neshat Fana, u paraqit në seancë por nuk pranoi të dëshmojë për shkak të sekretit profesional.

Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.

Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi i tij Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here