Vasili: Rama dembel pa shërim dhe llafazan ambulant, mos vrisni kohën duke e dëgjuar

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili shkruarn se Rama është dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant dhe se qytetarët nuk duhet të vrasin kohën duke e dëgjuar.
“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni”- ka shkruan Vasili në ‘Facebook’.

Gjatë takimit me banorët në Berat, duke iu referuar LSI, Rama tha se ata duan të bëjnë opozitë me mallkime e ulërima.
“Me të shara me mallkime me ulërima ashtu duan ta bëjnë opozitën le ta bëjnë, ne s’kemi punë me ta, ata thjesht kanë marrë një detyre, ne kemi një detyrë tjetër, ne s’kemi marrë detyrë t’u përgjigjemi ulërimave të tyre. Ata do bërtasin që s’do lënë gjë pa bërë tani është aftësia jonë të mbajmë timonin drejt. Armiqtë tanë janë parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit, ata janë armiqtë e popullit shqiptar dhe ne do i trajtojmë si armiq”- tha Rama nga Berati.

Lini nje pergjigje