
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Tëitter” ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.
Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet për të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan Manjani.
Nga ana tjetër ish-ministri i LSI-së, shkruan se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësaj situate bien mbi qytetarin.
“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjerë kë çon halli në gjykatë!”, shkruan Manjani.