Patozi nga Korça: Jemi kundërshtarë të Ramës, gati të bashkëpunojmë me Bashën

0

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në vijim të turit të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, këtë të hënë ka ndaluar në Korcë.

Gjatë fjalës së tij Patozi tha përpara korçarëve se PD  nuk mund të konsiderohet biznes privat dhe as pronë e këtij vendi.

Madje ai është shprehur se edhe pse është etiketuar si kundërshtar i Bashës, është i gatshëm të bashkëpunojë me të dhe se është kundërshtar i Ramës.

“Nisma jone nese do e kishte nje emer do e kishte levizja per ringritjen e PD nje thenie qe kam kenaqesine ta them ne korce. Humbja e 25 qershorit  ishte katastrofike por më e rëndë  ishte  mënyra sesi po përpiqet te anashkalohet. Nuk e pranojmë mosmbajtjen e pergjegjesise. PD është një aset ndërkombëtar dhe opozita e këtij vendi. PD është e shendoshë  dhe nuk mund të konsiderohet si një biznes privat dhe as pronë e një njeriu. Ne jemi etiketuar qëllimisht si kundërshtarët e Lul Bashes por po e them qarte se ne jemi kundershtaret e Edi Rames. Pavaresisht përgjegjesise qe ka Basha ne jemi të gatshëm te bashkepunojme edhe me të,”u shpreh Patozi.

Edhe njëherë sa i përket garës për kreun e PD ai theksoi se kjo garë duhet te jetë e vërtetë.

“Para 4 vitesh Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme duke e konsideruar veten si përgjegjësin kryesor të humbjes. Sot kryetari pas humbjes futet sërish në garë dhe thotë ecim para se asgjë s’ka ndodhur. Fitoren nuk e arritëm por ska asnje problem. Kjo nuk është një humbje e ekipit të Sënderbeut që mund të rregullohet në ndeshjen e rradhës. Jo tashme duhet nje garë. Nuk e pranojme që të mos ketë një garë. Ne nuk humbëm në një  ditë as 3 javet e fundit as 3 muajt e fundit por humbëm që nga 2013 nga momenti kur Lulzim Basha u bë kryetar sepse ne asnjëherë nuk e bëmë diferenceën nga pozita. Une nuk u lejova të mar pjesë në një gare me rregulla loje. Unë përsëri jam në garë, kam një shans tjetër sepse nuk kemi ardhur këtu për kryetarin por për Partinë Demokratike” përfundoi fjalën e tij Patozi.

Lini nje pergjigje