Ky është maturanti më i famshëm në botë, ja çfarë bëri në mbrëmjen e maturës (FOTO/VIDEO)

0
199

Një maturant në Britaninë e Madhe u bë i famshëm në tabloide dhe rrjete sociale, pasi organizoi një hyrje ekstravagante në hotelin ku do të mbahej festa solemne për diplomimin e gjeneratës së tij.

Adoleshenti Zain Kayani shkoi në hotel për mbrëmjen e maturës me një varg veturash luksoze me vlerë rreth 600 mijë euro, duke përfshirë një Rolls Royce super luksoz.

Tërë këtë flotë veturash, vëllai i tij ia ka marrë me qira si dhuratë për diplomim në shkollën e mesme të lartë.

Derisa ai zbriti nga vetura, atë po e prisnin një ekip i tërë xhirimi që ishin punësuar me qëllim që krejt këtë ngjarje ta regjistrojnë në një video, transmeton gazetametro.

Kayani doli nga makina dhe bombat me tym me ngjyrë dhe elemente të tjera ekstravagante shpërthyen, duke bërë që ai ta ketë tërë vëmendjen për vete.

Kayani tha se mbrëmja e maturës ndodh vetëm një herë në vit dhe për këtë, ai donte që ajo të dukej sa më speciale për të.Sipas të dhënave, në Britaninë e Madhe, më 2016 shpenzimet e familjeve për rroba luksoze dhe elemente të tjera u rritën me 72 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here