FOTO+18/ Vjollca Arapi nxjerr fotot: Burrin e vranë vëllezrit Ekonomi dhe Jurgen Kurti për qiranë

0
686

Agim Arapi është burri nga qyteti i Durrësit, i cili në sherr e sipër me Kostandin Ekonomin, Kujtim Ekonomin dhe Jurgen Kurtin, ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill të këtij viti ndërsa bashkëshortja e Arapit akuzon vëllezërit Ekonomi dhe Jurgenin si shkaktarë të vdekjes së bashkëshortit, ndërsa thotë se ata kanë mundur ‘ia hedhin pa marrë asnjë dënim, për shkak se kanë korruptuar gjykatësit e prokurorët.

Madje Vjollca Arapi, në një komunikim me JOQ.al, duke sjellë edhe fotot e rënda që i ka bërë të shoqit pasi kishte ndërruar jetë, me dëshirën e saj të plotë për publikim, bën me dije se mjekët thonë që i shoqi ka vdekur si pasojë e atakut kardiak, por e vërteta është krejt ndyrshe. Për të, Agimin e vrau Jurgeni dhe vëllezërit Ekonomi.

Agim-Arapi1

MESAZHI:

Jam bashkeshortja e Agim Arapit, i cili u masakrua ne shkelma ne grushte nga Kostandin Kujtim Ekonomi dhe dhendri i tyre Jurgen Kurti, i cili per drejtesine shqiptare ishte i pafajshem edhe ne vdekjen e te atit edhe ne vdekjen e burrit tim. Prokuroria e Durresit me prokuror Bledar Bejkon, e ka pare te arsyeshme nxjerrjen e Kostandin Ekonomit nga burgu edhe pse faktet jane. Prova ka sa te duash, deshmitarë qe tregojne vdekjen makabre te burrit tim jane aty, por sot per drejtesine e Durresit, bosat miljonere dalin nga burgu. Ju lutem bejeni bublike kete mesazh qe po ju nis Vjollca Arapi.
Kjo eshte masaker makabere dhe mjeku ligjor thote qe ka vdekur nga frika dhe ka qene i semure me zemer. Dhe nje njeri normal do te vdiste ne ato kushte, e jo me burri im qe vuante nga zemra. Ishte me brinje te thyere, hunde e demtuar e enjte ne fytyre.

Agim-Arapi2

Dua ta bej publike se prokuroria e Durresit bosat i nxjerr jashte burgut dhe fukarejte nuk i perfill fare. Jetojme ne nje bote te frikshme qe nuk ka siguri jete. Drejtesia, prokuroria e Durresit ma vrau burrin per te dyten here. Ajo e kriminelit qe e futi ne dhê dhe drejtesia qe e fundosi me shume.

I gjithe Durresi mendonte se keta do te denoheshin, por jo. Pritet per tjetrin qe eshte brenda te behet gjyqi neser qe te dale dhe ky i mbeturi qe eshte ne burg. Kjo eshte drejtesia e Durresit”, – përfundon mesazhin e saj Vjollca Arapi.

JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here