Emri/ Vihet në pranga lezhjani, i vuri flakën hekurudhës

0

Policia e Lezhës ka arrestuar një person i cili para dy ditësh shkaktoi një zjarr te linja hekurudhore Lezhë – Shkodër.

Frrok Simoni, 55 vjeç, banues në Kallmet të Lezhës ka qenë duke djegur në tokën e vet kashtën e grurit por zjarri më pas ka dalë jashtë kontrollit duke djegur 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje hekurudhore.

Policia bën me dije se zjarri është përhapur nga pakujdesia e 55 vjeçarit

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Lini nje pergjigje