Burg për 5 të arrestuarit e drogës së kapur në Kavajë, zbulohet një nga drejtuesit e grupit

0
138

Pesë të arrestuarit për 1.3 ton kanabis të kapura të premten ne Kavajë do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Joni Sadikajn, Roland Hysenbelliun, Kejvi Hajdarin, Arvis Muçajn dhe Aristotel Kasajn.

Por dëshmitë e të ndaluarve në sallën e gjyqit duket se kanë zbuluar një nga drejtuesit e këtij rrjeti. Mjeti, në të cilin u gjet 300 kilogramë kanabis, është në pronësi të Aritotel Kasajt, i cili ia kishte shitur Arvis Muçajt, por pa kryer procedurën e kalimit të pronësisë. Ndërsa Muçaj deklaroi në sallën e gjyqit se të njëtin mjet ia kishte shitur shtetasit E. Sina nga Vlora.

Ky person është shpallur në kërkim nga prokuroria dhe dyshohet se është organizatori i trafikut. Sipas hetimeve ai ka siguruar lëndën narkotike, kryesisht në Vlorë dhe Tepelenë, makinat për trasportin deri në Plazhin e Gjeneralit dhe gomonen për ta trafikuar drejt Italisë.

E.Sina, i shpallur në kërkim, ka lidhje familjare me të arrestuarin Joni Sadikaj. Por 18-vjecari mohoi në sallën e gjyqit që të kishte lidhje me trafikantin. Ai tha se së bashku me miqtë e tij, Kejvi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu, pasi drekuan ne një restorant në Synej të Kavajës, humbën rrugën për t’u kthyer në Tiranë dhe se u ndaluan kur pyetën një patrullë të policisë se ç’rrugë duhet të merrnin.

Por prokuroria solli disa përgjime ambientale të kryera në komisariatin e Kavajës, ku ai, Hajdari dhe Hysenbelliu flasin me njëri-tjetrin për sasinë e drogës dhe diskutojnë se çfarë duhet të thonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here