Bregdeti i Durrësit, më i populluari në vend, por mungojnë rojet e shpëtimit

0

Në Durrës nuk ka asnjë roje shpëtimi në bregdet. Në të gjithë vijën bregdetare të plazhit, ndër më të populluarit, nuk ka asnjë roje të vetme shpëtimi, për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast rreziku mbytjeje.

 

 

Madje nuk ka as kulla vrojtimi në të gjithë gjatësinë e plazhit. Vite më parë kullat e vrojtimit kanë qenë prezente, por si rezultat i amortizimit të tyre ato u hoqën, dhe u dërguan për skrap. Por më pas nuk u vendosën më të tjera.

Pushuesit thonë se rojet e shpëtimit janë shumë të nevojshme në çdo rast. Shumë jetë mund të shpëtohen në rast se ata do të jenë aty prezent.

Fakti që disa pushues janë mbytur çdo verë në bregdetin e Durrësit, tregon se rojet e shpëtimit kanë mjaft punë për të bërë.

Bregdeti i Durrësit ka një cilësi të veçantë. Për qindra metra është mjaft i cekët dhe kushdo mund të lahet në det pa rrezikuar mbytjen, mirëpo në rast se ka dallgë, apo personat nuk ndjehen mirë e pësojnë atak në det, atëherë rojet e shpëtimit duhet të jenë aty për të dhënë ndihmën e parë.

Lini nje pergjigje