
Cristian Panucci pritet të jetë zëvendësuesi i Giani De Biazi, i cili do të drejtojë kështu Kombëtaren tonë të futbollit.
Mësohet se Panucci, ish-mbrojtës i kombëtares italiane, pritet të vijë në Shqipëri ditën e mërkurë. “News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Panuccin. Tashmë “telenovela” e trajnerit që do të zëvendësojë Xhani De Biazin në stolin kuqezi, siç duket do të mbyllet me zyrtarizmin e Panuccit në drejtimin e kombëtares
Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.