Aksidenti i ish-ministri Ahmetaj, rrëfehet shoferi i autobusit: Po mundohen të hedhin baltë mbi të vërtetën

0

Pas aksidentit të ndodhur në Maqedoni në të cilin u përfshinë 3 automjete metë të cilave edhe makina me të cilën po udhëtonte ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka reaguar edhe shoferi i autobusit, Izahir Ejupi.

Autobusi në fjalë u përplas me makinën e Ahmetajt, ndërkohë gjithsesj në aksident kanë mbetur 18 persona të plagosur.

Në një intervistë për ‘Gazetën Express’, Izahir Ejupi shprehet se ka dyshime mbi ato që janë raportuar mbi ngjarjen dhe se faktet mund të deformohen për të fshehur fajtorin.

Sipas tij faji ka qenë i makinës që ka tentuar të bëjë një parakalim dhe përpasojë ka goditur autobusin.

Ky është rrëfimi i tij dhënë për ‘Gazeta Express‘:

Përshëndetje zotëri, jeni shoferi i autobusit që u përplas ditën e djeshme me makinën e ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Përse i jeni drejtuar gazetës sonë?

Në lidhje me lajmin e aksidentit të ish- ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë.
Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore. Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi në me autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj.

Ku bazoheni që thoni se shkak u bë shpejtësia e madhe dhe jo lagështira në rrugë siç kanë dëshmuar edhe autoritetet maqedonase?

Kam fakte plot dhe dëshmitar edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai më para ka tejkaluar një makinë tjetër dhe direkt u përplas me ne.

Cili ishte destancioni juaj, nga jeni nisur?

Ne vinim nga Zvicra, jemi nisur nga St. Gallen deri në Strugë. Autobusi ishte plot me udhëtarë dhe në hyrje të Kumanovës ndodhi aksidenti. Në hyrje e pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër. Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion.

Si është gjendja juaj dhe e pasagjerëve të tjerë të autobusit?

Për fat të mirë shpëtuam me lëndime të lehta trupore kurse nga udhëtarët 14 ishin me lendime të lehta veç njëri pak me shume që u kurua në spitalin e Kumanovës. Shkuam fillimisht në spital për kontroll pastaj në polici dhamë deklarata dhe na lanë të lirë.

Po nga ana e makinës së ish- ministrit?

Nga ata shoferin dhe një nga person tjetër i dërguan në spitalin e Shkupit kurse ish- ministrin dhe një tjetër në spitalin e Kumanovës me lëndime të lehta.

Ju jeni i punësuar në këtë kompani udhëtimi?

Jam i punësuar si shofer. Unë jam Izahir Ejupi nga F.Gradec komuna e Vrapçishtit Gostivar dhe banoj në F. Gradec. Autobusi ka targa GV 5438 AB. Dua të theksoj edhe diçka tjetër se zëvendësministri i Puneve të Brendshme të Maqedonisë Nuhiu e vizitoi ish- ministrin në spital ndërsa neve të gjithëve si udhëtarë të lënduar jo.

Çfarë kërkoni nga drejtësia?

Asgjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta dhe të mos manipulohet me ngjarjen.

Lini nje pergjigje