Rama me pushime në Pragë, ja çfarë shkruajnë mediat greke (FOTO)

0
353

Kryeministri shqiptar Edi Rama zakonisht zgjedh bregdetin e jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet, por këtë herë me sa duket ka preferuar të kalojë kufirin dhe disa kilometra.

 

 

Mediat greke kanë shkruar se kryeministri ka mbërritur më 15 korrik në Parga për të bërë një pushim të shkurtër.

Megjithëse sipas, mediave greke, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Rama ne parga gr

Mësohet se kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe njerëzit e sigurisë personale. Mediat helene shkruajnë se Rama do të kalojë një pushim të shkurtër në Pargën e bukur, siç bëjnë edhe disa zyrtarë e politikanë të Shqipërisë.

Rama ne parga gr 1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here