Manuela, Xhoana dhe Beniamini, fotot e të rinjve që humbën jetën mes dallgëve në Vlorë

0
314

Këto janë fotografitë e dy prej tre të rinjve që humbën jetën dje tragjikisht në Vlorë, nën dallgët e detit: Manuela Maraj nga Vlora, Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

Beniamini, 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, u mbyt ndërsa shkoi në ndihmë të vajzave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Ai ishte në plazh me të dashurën e tij kur pa se njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit kërkoi ndihmë për to, sepse po mbyteshin. Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht as ai, as dy vajzat, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here