Keidi Bare, personazh në gazetën spanjolle “AS”: Ai ka një ëndërr

0

Kejdi Bare, futbollisti shqiptar i kombëtares U-21 dhe Atletico Madrid, ka marrë sot vëmendjen e gazetës prestigjoze spanjolle “AS” që i ka kushtuar një artikull lidhur me grumbullimin që Simeone i ka bërë në këtë fazë parapërgatitore për sezonin e ri.

 

 

Gazeta e cila është në brendësi të dy klubeve “big” të “La Liga-s”, Real Madrid dhe Atletico Madrid, e cilëson Baren si një futbollist me shumë të ardhme falë grintës dhe dëshirës që ka për të punuar.

Madje “AS” nuk lë pa përmendur edhe ëndrrën e Keidi Bares, të bëjë të mundur që familjarët e tij të vijnë të jetojnë në Spanjë.

 Keidi Bare është një nga ata futbollistë që ka gjithçka që i pëlqen Simeones. Agresivitet, intensitet, vrap, aftësi të rikuperojë topin dhe të bëjë trysni. Më 10 janar 2017 u bë nga Simeone futbollisti i parë shqiptar që vesh fanellën e Atletiko Madrid. Ishte kundër Las Palmas, në Kupë, me fanellën numër 44. Në këtë verë, ai është një nga 5 lojtarët e akademisë që u zgjodh për të bërë fazën përgatitore në Segovia. Ai është në planet e trajnerit, është një futbollist i cili troket herë pas here në derë…
bare-simeone1-470x288
Ishte pas një prej arritjeve të tij (debutimi në moshën 15-vjeçare në Kupën e Shqipërisë me Apoloninë e Fierit), kur Atletiko e bleu për ekipin e paraterinjve të vitit të dytë. Por nuk e regjistroi në klub derisa të mbushte 18-vjeç, për të mos u përballur me probleme. Tani është thuajse 20 vjeç, ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 dhe në fazën përgatitore me ekipin e parë të Atletikos, ishte i dyti në testet fizike (pas Vrsajlo), si dhe shënoi një supergol në seancën e fundit të javës së parë.
1484194799_498556_1484195142_noticia_normal-470x264
Serioz, shumë serioz në punë. Dhe i përqendruar, shumë i përqendruar, edhe pse argëton me pasime. Është nga ato futbollistët e rrallë, mund të luajë si një numër 6 apo një numër 8. Por kur avancon në pozicionin e tij, ia vështirëson lojën kundërshtarëve. I fortë fizikisht, di të mbulojë mirë nga mbrapa.
I mbetet vetëm të përmirësojë aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët, por për këtë mjafton Simeone, i cili bën gjithmonë më të mirë çdo lojtar. Dhe ai nuk ia heq kurrë sytë akademisë. Nëse ndokush shkëlqen, ai i beson. Kaio nuk është këtë vit, Keidi po. Ai është një lojtar që dhuron shumë orë lojë, i cili është koherent edhe në mënyrën e mbajtjes së topit.
Keidi-Bare-470x312
Ai vazhdon të jetojë në rezidencën e Atletiko Madrid, por ka një objektiv: të bëjë të mundur që familjarët e tij të vijnë të jetojnë në Spanjë, ëndrra e tij më e madhe.

Lini nje pergjigje