Festivali i IUSY-t, Europarlamentari surprizohet nga puna LRI-së: Të organizosh gati 1000 persona, punë e shkëlqyer

0
147

Festivali i të rinjëve socialistë i organizuar edhe këtë vit nga Lëvizja Rinore për Integrim ka pritur të rinj nga e mbarë bota. Përveç tyre deputetë të parlamentit europian kanë qënë pjesëmarrës dhe kanë shprehur konsideratë të lartë për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm.

 

Ndër ta ka qënë edhe deputeti europian Tibor Szanyi për të cilin është hera e dytë që vjen në Shqipëri dhe merr pjesë në festivalin  e IUSY.

I pyetur për aktivitetin ai shprehet se:

E majta shqiptare është një lojtar i vërtet në lëvizjen globale socialiste, e cila është provuar nga një performancë e shkelqyer e organizmit si LRI dhe LSI

Kjo është fjala e plotë e Szanyi:

 

Eshte hera e dyte qe marr pjese ne nje festival te IUSY-t. I pari ka qene 10 vjet me pare ne Hungari. Me se shumti kam marre pjese ne takimet e forumeve rinore sociale europiane. Pas nje dite qendrimi ketu, mund te them se ky aktivitet eshte me i miri. Persa i perket organizimit dua te them se organizatoret kane bere nje pune te shkelqyer. Eshte e Veshtire te organizosh nje event te tille me mbi 1000 veta, shumica e te cileve vijne nga jashte keshtu qe me te vertet dua ti pergezoj per kete. Situata politike ne Shqiperi pati efekt dhe te ky event. Jeta politike ne Shqiperi eshte shume aktive dhe dinamike. Edhe pse te majte ka konkurrence midis forumeve rinore te majta. E majta ne Shqiperi po u jep shume vemendje te rinjve. Kjo kuptohet dhe nga fakti qe ne parlament do jene shume deputet te rinj ne moshe. Dje ne ceremonine hapese te aktivitetit nga fjalimet qe u bene, shumica e te rinjve e kane kuptuar kryefjalen e se majtes qe eshte Solidariteti. Shqiperia po ecen shpejt drejt integrimit europian, por ky do te jete nje udhetim i gjate dhe me plot sfida per tu perballuar. Si anetar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian puna ime eshte e lidhur kryesisht me ecurine e progresit te Ukraines, por gjithashtu une ndjek dhe ecurine e vendeve te tjera aspirante per tu anetaresuar ne Be, persa i perket Shqiperise do te thosha qe eshte nje potencial historie suksesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here