Dyshimet/ Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme (Emri+ Foto)

0
205

Biznesmeni nga Vlora, Bukurosh Malaj është ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme pas një aksidenti. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWebnga gazetari Enrik Mehmeti, ndërsa ngjarja është e rrethuar me mister për shkak të deklarimeve të një femre që udhëtonte me biznesmenin e Fast-Foodit.

 

 

Gazetari ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit, të cilët hedhin dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për një aksident, nisur edhe nga dëshmia e shoqërueses së Malajt.

Sipas saj, biznesmeni ka qënë duke udhëtuar me të në makinë, kur është përplasur nga një kamion dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, ndërsa biznesmeni është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka qëndruar për tre ditë në koma, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

DËSHMIA E SHOQËRUESES
Shoqëruesja e bznesmentit ka deklaruar në polici se ka qënë duke udhëtuar me biznesmenin kur ky i fundit ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës. Pikërisht sipas saj, ky ka qënë momenti fatal, pasi e ka përplasur një kamion. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe biznesmeni i ndjerë është transportuar me urgjencë në spital.

DYSHIMET E FAMILJARËVE
Familjarët e biznesmenit që kishte një Fast-Food në qytetin bregdetar të kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, raportojnë për BalkanWeb se kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here