LISTA/ Emrat e mësuesve që japin provim për t’u punësuar

0

Mësuesit e rinj nuk mund të aplikojnë për t’u punësuar, nëse më parë nuk marrin testin e licensës, provimin e shtetit.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka filluar testimin e të gjithë mësuesve të rinj.

Çdo mësues duhet të marrë 51 pikë, nga 100 që ka testi, për të qënë kalues dhe për të marrë licensën.

“Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Kopje të Kartë ID ose Pasaportë. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, njofton Agjencia Kombëtare e Provimeve.

LSITA emërore e mësuesve që japin provimin për sezonin Korrik-Gusht

Lini nje pergjigje