Çifti homoseksual puthet në tren, ja si reagon shqiptari

0
160

Një shqiptar tashmë është në telashe me drejtësinë, pasi akuzohet për fyerje. Gjithçka nisi gjatë një udhëtimi në një tren në Danimarkë, kur Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe, përcjell albinfo.ch.
Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë.

 

 

Njëri nga djemtë është ngritur për të pyetur se ku është problemi, ndërsa shqiptari, sipas dëshmisë së tij, e ka goditur në kokë, shkruan “ekstrabladet.dk”, duke u bazuar në raportimet e “TV2 Lorry”. Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptarin derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste edhe policia.

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin, por ekziston frika se ai mund të largohet. Shqiptari, i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here