Standard.al

Po shkoni në plazh? Ju mësojmë shtatë “hile” që do t’ju shpëtojnë jetën

0

Kur flasim për verën ne mendojë për rërën e nxehtë, ujin e ftohtë të detit, por edhe për problemet që na shoqërojnë gjatë pushimeve. Më poshtë do të gjeni disa truke që do të lehtësojnë ditët tuaja në plazh.

Kur jeni në plazh vendosini çelësat, portofolin, telefonin brenda një pelene fëmijësh në mënyrë që të mos jua marrë dikush ose të mos i humbni.

Shmangni dhembjen e kokës teksa zhyteni në ujë duke mbyllur gojën e hundën, krijoni presion në kokë për 5 sekonda dhe më pas zhytuni.

Përdorni një qese me zip në mënyrë që telefoni juaj mos të  laget.

Ngrini një shishe me ujë dhe më pas akullin e krijuar mund ta përdorni për të hedhur një tjetër lëng në të.

Që sandalet tuaja mos të nxehen dhe t’ju djegin këmbët kthejini ato mbrapsht.

Përdorni gota plastike për të ndaluar rërën te shishet ose gotat ku do të pini.

Vendosni në ngrirje xhel aloe vera, i cili do t’ju shërojë plagët por edhe djegiet./360grade.al/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.