Pastroni veshkat për 15 ditë. Ja receta e lehtë dhe e shpejtë!

0
233

Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka. Mjekët iu përshkruajnë ilaçe që ndihmojnë në afat të shkurtër apo pacientët trajtohen me metoda të vogla apo të mëdha invazive pas të cilave periudha e rikuperimit është e mundimshme dhe stresuese.

Meli (Panicummiliaceum) është drithë që mund të gjendet lehtë dhe është vërtet “mjet i magjishëm” për shërimin e veshkave. Shumë pacientë, të cilët e kanë provuar melin si metodë shërimi nga gurët dhe rëra në veshkë, thonë që i ka ndihmuar aq sa nuk kanë më probleme.

Në mjekësinë popullore, meli gjithashtu përdoret si ilaç natyral për shërimin e urolitiazës (krijimit të gurëve në fshikëz dhe në urotrakt).

Po ju propozojmë një ‘recetë magjike’ të mjekësisë popullore për shërimin e veshkave që do t’ju ndihmojë në pastrimin e veshkave, rërës dhe gurëve të imët:

Në mbrëmje, 1 gotë (200 gr) mel, lajeni në ujë të ngrohtë.

Hidheni melin në një kavanoz më të madh (prej 3 litrash) dhe derdhni 2/3 e kavanozit në ujë të zier e të nxehtë.

Mbulojeni, tundeni mirë, mbështilleni me batanije të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë ashtu tërë natën.

Në mëngjes sërish tundeni. Do të vëreni lëng të bardhë të turbullt në kavanoz. Ky pra është ilaçi juaj.

Derdheni atë lëng në një enë tjetër. Pini gjatë ditës pa kufi, në çfarëdo sasie, kurdo që të dëshironi.

Melin (1/3 e mbetur në kavanoz) mos e hidhni. Zieni qull të shëndetshëm dhe konsumojeni për mëngjes. (1 gotë mel, 3 gota ujë, zihet rreth 15 minuta).

Në mbrëmje përgatitni racionin e ri për ditën e nesërme, sipas së njëjtës procedurë. Ky lëng duhet të pihet 10 – 15 ditë.

Rezultati: pas 10 – 15 ditësh guri do të shkrihet dhe do të dalë jashtë bashkë me urinën, ndërsa veshkat do të jenë të pastruara nga rëra, sekrecioni dhe gurët.

Eliminohet edhe inflamacioni, ripërtërihen indet e veshkave dhe të organeve të traktit urinar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here