Operacionet antidrogë të orëve të fundit, flet për herë të parë ministri Demiraj

0
167

Një operacion i madh antidrogë është organizuar në orët e natës së sotme dhe gjatë orëve të mëngjesit. Më shumë se 16 ton kanabis janë sekuestruar në disa qytete të Shqipërisë dhe në pranga janë vendosur disa persona.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave. DD.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here