FOTO/ Rama futi të vdekurin në listën e zezë, reagon e bija e doktorit: Nuk dinë se ç’bëjnë

0
181

Në listën prej 100 emrash të bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ishte dhe emri i Resul Llogos, i cili rezulton të ketë vdekur 8 vite më parë.

Vajza e Resul Llogos, Valbona Llogo, ka reaguar pas listës së zezë të Ramës përmes një statusi në Facebook.

Kryeministri Rama publikoi një listë bazuar te denoncimet e qytetarëve me 100 emrat e zyrtarëve të administratës që kanë abuzuar, mes tyre ishte edhe Resul Llogo nga Këlcyra, i cili ka ndërruar jetë 8 vite më parë.

Statusi i Valbona Llogos:

Sot nuk di cfare te bej te qaj a te qesh:…….

I shtrenjti im ti je forca me e madhe imja, je fillimi dhe fundi i kuptimit te jetes.

Jam krenare qe jam bija jote ne cdo qelize te trupit tim. Jetove me nder sa ishe gjalle. Dite te lije nje emer te respektuar mes te gjalleve. Dite te beje miq, dite te punoje si ti askush tjeter.

Prindi per femijen ne cdo rrethane te jetes eshte gjithmone me i miri, por ti e e tregove me punen dhe jeten tende qe ishe i paarritshem dhe fitove respektin e te gjithe atyre qe arriten te te njihnin.

Askush nuk pa tek ty sa ishe gjalle me as me te voglin dyshim ne jeten dhe emrin tend. Por sot pas 8 vitesh qe ti nuk je me mes nesh nuk e di ku e gjen te drejten qofte dhe me shaka apo tallje ky sharlatanizëm idiotesk qe arrin te pergojoje emrin tend.

Dhe e gjithe kjo ne emer te se drejtes njerezore, duke e servirin si sukses pa e marre as me te voglin mundim per te vertetuar ato qe thuhen.

Me vjen keq qe e gjithe kjo injorance sot me prishi diten dhe me helmoi shpirtin.

Por gjithsecili nga ne eshte pergjegjes per fjalen e tij te embel apo te hidhur dhe risku i asaj qe thote eshte vetem i tij dhe i askujt tjeter.

Me vjen keq dhe me fal i shtrenjti im qe sot atje ne qiell duhet te degjoje te tille absurditet. As kodin minimal te heshtjes injoranca nuk e njeh. “Per te vdekurin goja hesht”. FALI ATI IM SE NUK DINE SE C’BEJNE.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here