Standard.al

Vjedhja e votave të LIBRA-s, Fatos Lubonja zhgënjehet: Më paska ikur edhe mua vota kot

0

Pas publikimit të një video-skandali në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, pamje të cilat u transmetuan edhe në BalkanWeb, analisti Fatos Lubonja shpërthen në studio, për shkak se dyshon që edhe me votën e tij mund të ketë ndodhur e njëjta gjë.

 

 

Duke treguar se ka votuar për LIBRA-n e Blushit, Lubonja u shpreh: “Pasi shoh këto pamje ndjej keqardhje pasi mendoj ku ka përfunduar vota ime për Ben Blushin. Nëse do t’i kisha bërë një koment do ta shihja si ndjeshmëri për rrezikun që paraqesin këto parti që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe nuk lënë asnjë forcë të re. PD është ngrënë. LSI është gati për tu ngrënë se kështu është kur vjedh votat e tjetrit. Kështu është kur kthehet në një sistem që të mos lejosh asnjë që të ngrihet” – tha Lubonja.

“Jam edhe unë me zotin Selami, Kjo video duhet të dërgohet në Prokurori. Tregohet se me këtë, forcat e mëdha po hanë edhe njëria-tjetrën. Kështu është kur vjedh votnë e tjetrit e pëson edhe vetë”,- shtoi ai, raporton BalkanWeb.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.