Standard.al

Topalli për Bashën: Karriera politike e tij ka vërtetuar se ai nuk mund të jetë lider

0

Një qëndrim tejet të ashpër shfaq ndaj liderit demokrat, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e lënë jashtë listave për deputetë që hartoi Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit.

E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, Topalli thotë se karriera politike e zotit Basha ka vërtetuar se ai nuk mund të jetë lider.

Kur duhej reagim nga opozita kundër qeverisjes së Ramës, – Topalli thekson se Basha e “mblodhi partinë dhe e futi në çadër, pikërisht në momentin kur duhej fushatë e fortë ndaj mazhorancës.

Kur do bëheshin zgjedhjet në Kavajë Basha mori e tha bëjmë protestë për të bllokuar zgjedhjet. Ka bërë akt tradhtie kur premtoi se nuk do hynte në zgjedhje me Ramën”, shprehet ish-kryeparlamentarja duke radhitur kështu veprimet që Basha bënte në kundërshti me situatën ku ndodhej vendi dhe vetë PD-ja në funksionimin e saj të brendshëm.

Një ndër zërat më kritikë kundër kryetarit të PD-së, Jozefina Topalli, thotë se Basha ka qenë 12 vjet në pushtet, nga 2005 deri në 2017, me poste ministrore dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, derisa të merrte drejtimin e partisë më të madhe opozitare kur PD pësoi rënien nga pushteti në vitin 2013.

Basha nuk e ka njohur PD-në për të qenë kryetar i saj. Nuk i sillte lavdi “uni” që përcillte gjatë gjithë kohës. “Plani im. Unë kryeministri i ardhëm. Unë jam ai me formim perëndimor”. Kjo është një fyerje për shqiptarët. As sot s’e di se kush është Basha. Ke të bësh me një maskë dhe maskën nuk e lexon dot”, theksoi Topalli përballë gazetarit Berat Buzhala.

“Edhe në fushatë nuk e përmendi që ka qenë kryetar bashkie. Ka premtuar edhe tramin dha tha: E mbajta premtimin. Kjo është fyese”, shton demokratja.

Sipas saj, Basha ka qenë ministri më i përkëdhelur gjatë kohës së qeverisë Berisha.

Topalli zbuloi për “Komiteti” se Bashën nuk e ka votuar që në krye të herës kur Sali Berisha, lideri historik i së djathtës, i la drejtimin e partisë.

Unë nuk e kam votuar Bashën. Kam luftuar prej kohësh se ka qenë aty për interesa personale. Për mua ka qenë enigmë e shkuara e Bashës. Kam pasur pikëpyetje që i kam thënë publikisht, edhe në mbledhje grupi. Kam reaguar edhe në zyrën e tij. I kam thënë kjo nuk është PD-ja, veçanërisht për protestën në çadër”, përfundoi Jozefina Topalli./Gazeta Express

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.