Tensionet tregëtare Kosovë-Shqipëri, ndërhyn për zgjidhje ministrja Vukaj

0
167

Mund të konsiderohet realisht si “patatja e nxehtë” tensioni tregëtar i regjistruar ditët e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës për çështje e importit të patateve në vendin tonë.

Gjithçka lindi nga një vendim tinzar dhe aspak patriotik i firmosur nga Arben Ahmetaj, pak ditë përpara se të linte zyrën të cilën e mori më pas ministrja teknike Helga Vukaj. Me makutërinë që e karakterizon dhe me shumë gjasë më sposorizmin e lobeve të forta tregëtare në vend, Ahmetaj firmosi një vendim që e rriste cmimin e referencës për patatet dhe qepët e thata  nga Kosova në Shqipëri, duke e penalizuar fort produktin bujqësor kosovar pa patur një arsye apo argumentin konkret.

Por burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, bëjnë të ditur se Ministrja teknike e Financave Helga Vukaj ka kërkuar marrjen e masave të mënjëhershme për zgjidhjen e këtij problem. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas kësaj ndërhyrje të Ministre Vukaj,  tensionet e shfaqura sërish mes Kosovës dhe Shqipërisë janë drejt zgjidhjes pas rishikimit që i është bërë çmimeve të referencës së miratuara më herët nga ish ministri Ahmetaj. I gjithë ky nonsens në qëndrimin e qeverisë shqipare dhe ish ministrit Ahmetaj, doli në pah pikërisht në ditët kur Edi Rama ka marrë flamurin për të sëndërtuar Ish Jugosllavinë tregëtare, me propozimin për krijimin e tregut të përbashkët në Ballkan, por vetëm një ndryshim të vogël, duke përjashtuar Kosovës nga këto benefite dhe duke “integruar” Shqipërinë në vizionin e Aleksandër Vuçiç.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here