‘Të fiksuar pas smart-phone’ Ja sa kushton iphone 8

0

Ndërkohë që çmimi fillestar i modelit bazë të iPhone 7 është 649 dollarë, përdoruesit dhe njohësit e rrethanave në Apple ka kohë që spekulojnë se çmimi i modelit më të ri të kompanisë mund të arrijë deri në 1.500 dollarë.

Loading...

 

 

Njohësi i rrethanave në botën e teknologjisë së re John Gruber, i cili më herët ka parashikuar që versioni i artë i Apple Watch do të kushtojë 9.999 dollarë, thotë se çmimi fillestar prej 1.500 dollarësh mund të jetë tepër i lartë.

“Mendoj se do të jetë 1.200 dollarë për modelin bazë, derisa çmimi më i mirë për versionin high-end do të jetë 1.300 ose 1.400 dollarë”, ka thënë ai, shkruan KP. Nëse Apple lancon iPhone me çmim të lartë, atëherë mund të pritet edhe rënie e kërkesave.

 Duket sikur OLED iPhone në këtë moment nuk mund të prodhohet në sasi prej 40 milionë njësish për një tremujor. Të paktën jo tani. Nëse kjo është e saktë, do të thotë se modeli do të jetë më i shtrenjtë”, ka thënë Gruber.
Loading...

Lini nje pergjigje