“Në emër të popullit”, fletërrufeja me 100 emrat e “listës së zezë” të administratës dhe drejtësisë

0
1089

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje një raport të denoncimeve online ku ka përfshirë një listë me emrat e 100 zyrtarëve të cilët janë përfshirë në grupin e “praktikave negative”. Raporti i bazuar sipas kreut të qeverisë në  3 mijë komente i është vënë në dispozicion grupit të punës për atë që cilësohet si reformim rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. Nga lista me 100 emra,

70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

 

Në emër të popullit”

 

Ndonëse askush nuk ka dyshime se duhet  një reformim i administratës, përtej zgjidhjeve partiake, duket qartazi se propozimi që sjell mazhoranca e re e dalë nga vota e 25 qershorit shkon përtej cdo standardi demokratik dhe shkel mbi të gjitha të drejtat njerëzore. Dje kryeministri duke marrë shkas nga denoncime të njdekësve të tij online në rrjetin social, ku gjysma e tyre mund të jenë edhe profile fallso, ( që denoncimin e bëjnë për hakmarrje ose arsye politike) ka përpiluar një listë me emra konkretë për punonjës të administratës publike dhe sistemit të drejtësisë duke i vënë vulën “non grata”. Pa asnjë provë, fakt, vendim gjyqësor apo hetim, kryeministri publikoi listën mbi gjykimet anonime në rrjetin social, duke i përfshirë 100 zyrtarët direkt në “listën e zezë”.

 

Emrat

Ajo që bie në sy me “listën e zezë” janë disa nga emrat e përfshirë. Kështu ndër 100 emrat që sipas kryeministrit janë përgjegjës të praktikave abuzive në administratë është edhe ai i doktor Mentor Petrelës.  Neurokirurgu i njohur ndërkombëtarisht duket se nuk i ka shpëtuar denoncimit të qytetarëve anonimë dhe ka përfunduar në listën e 100 emrave të ‘fletërrufesë’ së kryeministrit. Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, u zgjodh në shkurt 2014 ndër 100 kirurgët më të mirë të botës. Për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.

 

Po ashtu në listë janë përfshirë edhe emra nga e majta, kjo për ti dhënë sa më shumë në dukje, besueshmëri dhe objektivitet përpilimit të “ 100 emrave”.  Konkretisht në listën për tu asgjësuar si grup armiqësor janë drejtori Policisë Bashkiake Tirane, Ermal Kapllani, Zv/Drejtori i policisë Bashkiake Tirane. Në listën e asgjësimit ka përfunduar edhe Mimoza Ibrahimi që punon në Policinë e Shtetit, ish volejbolliste e viteve të arta të Kombëtares së Shqipërisë.

 

Ndërkaq një rast me të vërtetë i çuditshëm ka ndodhur në Koplik. Drejtori i Ujësjellësit të Koplikut i emëruar javën e kaluar, ditën e premte, ka dalë në Listën e Zezë të kryeministrit vetëm pas 5 ditësh në krye të detyrës. Fjala është për Lekë Prelën, drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Koplik, prej thuajse as një jave.

 

Ndërkaq pjesa më reale e arsyeve të listës me 100 emra që ndjekin “praktika negative” duket në fakt tek emrat që vijnë nga ish-aleatët e koalicionit të majtë. Mbrapa arsyeve për reformim të administratës, qëndron lufta ndaj ish-aleatëve, duke synuar largimin e cdo punonjësi ngashërbimi publik, qoftë edhe me denoncime anonime. Në këtë listë Rama ka përfshirë drejtorin aktual të hipotekave Ilirjan Muho si edhe kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës, Flamur Gjuzi, që mban postin e kreut të ALUIZNI-t në këtë qytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here