“Lista e zezë”, Berisha zbulon arsyet: Pse Rama përfshiu Mentor Petrelën, frika që ndjen nga Meta

0
354

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për listën e publikuar dje nga kreu i qeverisë, ku renditeshin emrat e 100 personave, punonjës të administratës, zyrtarë të drejtësisë dhe figura të tjera të denoncuar nga qytetarët për shkelje.

 

 

Berisha e quan ‘listë e zezë’ të Ramës, akt të pashembullt dhe antiligjor. Por Berisha ‘rrëfen’ edhe ‘qëllimin e vërtetë’ të publikimit të kësaj liste.

Sipas tij, është vetëm denigrimi i mjekut Mentor Petrela, që siç thotë Berisha di shumë për shëndetin mendor të Edi Ramës. Ish-kryeministri e lidh këtë me kërkesën e Metës, për kontroll psikik të Ramës.

STATUSI I BERISHËS
Lista e zeze e Ramës, Trieste dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta!
Sot, Edvin Kristaq Rama, në një akt te pashembullt, antiligjor, antikushtetues botoi listën e tij të zezë apo listën e urrejtjes, hakmarrjes dhe gjahut të shtrigave. Ai, sikur të ishte në mjekim pa rezultat ne ndonjë spital psikiatrik, ka renditur në liste 101 persona me emër ose funksione duke mos paraqitur asnjë prove, fakt, dëshmi apo dokument për asnjërin prej personave të akuzuar dhe i ka vendosur në listën e tij të zezë.

Shkurt, njëlloj si dikur për eterit e tij, akuza është njëkohësisht dhe prova e fajësisë së të akuzuarit!

Në të vërtetë, historia e listave të zeza është histori diktaturash mizore. Kështu, në vitet e para pas luftës, etërit e Edi Ramës, për të mbjellë terror mbushnin muret e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike me listat emërore të armiqve të regjimit të varur apo pushkatuar atë ditë apo atë javë.
Po kështu, lista të zeza por top sekrete dhe jo publike mbante policia sekrete hoxhiste me emrat e personave që do pushkatoheshin pa gjyqe në rast të një situate të veçantë.

Prandaj dhe dje, një mik i imi që kishte patur emrin në listat top sekret te sigurimit dhe që fëmijë kishte lexuar emrin e xhaxhit të tij, në shkurt të vitit 1945, në një listë të varur në një shtyllë së bashku me 8 emra të tjerë të pushkatuar atë jave në qarkun e Shkodrës, i tronditur me shkruante dje se Rama u kthye tek shteti i listave!

E vërteta është e vërtetë, lista e zezë është listë e zezë!
Mirëpo konstatoj se lidhur me qëllimet e listës së zezë të Edi Ramës ka konfuzion.
Unë mendoj se dy janë qëllimet më kryesore të Edi Ramës dhe listës së tij të zezë.

Njëri prej tyre edhe lidhet me Triesten, natyrisht jo me përpjekjen e Ramës për të mbuluar dështimin e tij të plotë në samit për sa u përket projekteve, siç kanë shkruar dje në media disa gazetarë. Lista lidhet me Triesten me diçka tjetër që nuk ka asnjë lidhje me projektet.

Cilido që lexon me vëmendje të veçantë listën, personazhet e saj konstaton se qëllimi me kryesor i listës është një përpjekje e ulët amorale për të përbaltur njërin prej personaliteteve me te shquara të shkencës shqiptare të të gjitha kohërave, mjekun e shquar me reputacion ndërkombëtar, Prof. Mentor Petrelën. Kurse emrat e ndonjë narko-drejtori të Lal plehut etj, vendosur përbri tij janë thjesht për të maskuar sadopak qëllimin më kryesor të listës.

Kjo goditje hakmarrëse selektive duket se ka në bazë fajin e vetëm të Prof. Petrelës; njohuritë që ai ka, për shkak të profesionit, për shëndetin mendor të autorit të listës, shëndet që tani përflitet gjerësisht në kancelaritë europiane, institucionet dhe takimet ndërkombëtare, përfshirë dhe dje Triesten.

Rama mendon se shkak i kësaj pëshpëritje dhe përfolje nuk janë sjelljet, shpërthimet e tij deliroze, afektive, halucinante me zyrtarë shqiptarë dhe të huaj, por dijenitë e Prof. Petreles për shëndetin e tij mendor dhe shkelja nga ana e tij e betimit të mjekut, gjë që Prof. Petrela nuk e bën kurrë.

Mirëpo kërkesa publike e Ilir Metës, pas zgjedhjes se tij president, për një kontroll psikiatrik të Ramës por dhe disa takime e vizita diplomatësh ne neuropsikiatri, i kanë hedhur benzinë zjarrit dhe kane bindur gjer ne fiksim Ramen se problemi i tij madhor nuk eshte shendeti i tij mendor por njohurite per shkak te profesionit, te kahershme dhe aktuale, te profesor Petreles, i cili me kushtetute eshte i detyruar ti japi cdo informacion konfidencial presidentit te Republikes ne detyre dhe atij te zgjedhur.
Perveç kesaj, Meta si president, ndonese me funksione kryesisht ceremoniale, prap se prap eshte kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare dhe padyshim shendeti mendor i kreut te ekzekutivit eshte nje problem madhor per sigurine kombetare dhe mund te behet ne çdo rast çeshtje paresore ne axhenden e Keshillit te Sigurise Kombetare.

Ketu dhe vetem ketu e ka burimin edhe kercenimi i Rames ndaj Metes per ti prishur ceremonine e betimit.
Keshtu qe, duke e listuar Prof. Petrelen ne listen e tij te zeze, ai beson se do mund te bej te pabesueshme apo ti shpalle se paku ne konflikt interesi njohurite per shkak te profesionit te Prof. Petreles per shendetin e tij mendor.

Qellimi i dyte madhor i listes se zeze Rama eshte ai qe e dine te gjithe, pra te perdore pushtetin ekzekutiv, Agaçin e tij, sekretar i pergjithshem i mafies shteterore per te linçuar publikisht cilindo qe nuk i paguan atij ryshfetin, gjoben apo nuk pranon cdo lloj kerkese antiligjore te tij per te mos hyre ne listen e zeze! sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/828109047350004/?type=3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here