Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: Karafil i qeverisë, deliri i pushtetit nuk po njeh kufij

0
247

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka një tjetër mesazh për kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nxori një listë me 100 emrat e zyrtarëve të shtetit që sipas tij janë të korruptuar.

Sipas Kryemadhit, Rama është duke shkelur ‘çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë’.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI-së:

Mirëmëngjes!

Nuk ka më qesharake se të lexosh çfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit. Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmërime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësine e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.

Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votës dhe oligarkëve.

Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.

Ndaj të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime.

Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona. Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz.

Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me paratë e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here