Shenjat më të favorizuara për muajt Korrik – Gusht sipas astrologes Meri

0
1295

Këtë të mërkurë në Emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar astrologia Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për sezonin e verës, muajt Korrik dhe Gusht, për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj.

Astrologia Meri tha se shenjat më të favorizuara në këtë periudhë do të jenë Ujori dhe Akrepi.

Ujorët do të shkëlqejnë në dashuri, në udhëtime, në punë, do të jenë të kënaqur nga paratë, jeta e tyre erotike dot ë shkëlqejë.

Akrepët janë në vend të parë, korriku i thërret, është muaji i udhëtimeve, kontakteve me jashtë, muaji i dashurive, Afërdita në gaforre i favorizon jashtë mase. Kurse gushti është muaji i shkëlqimit në karrierë, në pozicione të rëndësishme, në celebrime të rëndësishme dhe mund të themi shkëlqimi dhe fama do të kenë emrin Akrep”, tha Meri.

Ajo tha se “Dielli do jetë në Luan, por famën e marrin Akrepët.”

Në krahun tjetër, shenjat më pak të favorizuara sipas astrologes janë Bricjapi dhe Demi.

Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara në muajt Korrik dhe Gusht sipas astrologes Meri:

  1. Akrepi
  2. Ujori
  3. Luani
  4. Shigjetari
  5. Peshorja
  6. Binjakët
  7. Dashi
  8. Gaforrja
  9. Peshqit
  10. Virgjeresha
  11. Bricjapi
  12. Demi

/tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here