Operacioni suprem/ Arrestohen me 800 kg drogë në Itali. Zbardhen përgjigjet e shqiptarëve

0
190

Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 3 qytete italiane, si Milano, Komo dhe Monza e ku në pranga janë vendosur disa shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit mësohet se akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, nga Shqipëria në drejtim të Italisë ku edhe e shisnin. Shqiptarëve u është kapur një sasi prej 800 kilogramësh marijuanë dhe 3 kilogramë kokainë.

Por jo vetëm kaq. Atyre u janë gjetur dhe armë.

Policia italiane ka zbardhur mesditën e sotme edhe disa detaje në lidhje me aksionin, si emra, përgjime të realizuara dhe ka bërë publike pamjet e operacionit.

Dy prej shqiptarëve që janë identifikuar janë Bledar Bejleri, i cili duket se është koka e grupit dhe Bujar Xhezo, një prej korrierëve të kësaj organizate të trafikut të drogës.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Sperem’.

https://www.dailymotion.com/video/x5tb4go

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here