Mjeku i njohur reagon për listën Rama: Ai e shfrytëzoi Petrelën, tani e flak atë…

0
368

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot një listë me 100 persona, që sipas tij janë përgjegjës të praktikave abuzive në administratë. Por, ajo që bie në sy në ketë listë është emri i mjekut të njohur, Mentor Petrelës. Menjëherë pas këtij lajmi reagon edhe mjeku Petrit Vargu.

Statusi i plotë:

Të nderuar gazetarë dhe miq! E ndjej për detyrë të sqaroj, duke parë dizinformimin e vazhdueshëm sipas të cilit Prof.Dr.Mentor Petrela, ka qënë në vitin 2014 një nga 100 kirugët më të mirë të botës. Mos u bëni miopë dhe besojuni ndjesive tuaja të cilat e nxorrën një ndër njerëzit më të korruptuar në Shqipëri. Dua të sqaroj që Prof. Petrela u fut në një shoqatë të përbërë nga 100 Neurokirurgë të kryesuar nga një austriak. Profesorin austriak Petrela e njohu gjatë implementimit të një kredie austriake që shlyhet nga taksapaguesit shqiptarë. Si kjo shoqatë, në botë ka qindra të tilla dhe shumë profesorë shqiptarë janë anëtarë të këtyre shoqatave, secili në fushën e vet (verifikojini në internet). Nga kjo ngjarje e porsa dhënë nga Balkanëeb, bëj dy deduksione : 1) Incidenca e operacioneve në Neurokirugji në krahasim me kirugjitë e tjera është shumë e ulët p.sh 1/4 e Kardiokirurgjisë e megjithatë populli e ka veçuar si ndër më të korruptuarit. Vajmedet sikur profesori të ishte Hemodinamist ose kirurg i përgjithshëm. 2) Publikimin e ka bërë Kryeministri ynë i nderuar,që njihet si mik i Petrelës. A e kuptoni se si të shet Edi Rama? A e shikoni se për atë s’ka miq e shokë? Mos harroni kolegë që dy vjet më parë e shfrytëzonte Petrelën për të na futur në provime si zë pseudo i besueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here