Kryemadhi: Lista e Ramës, ‘gjueti shtrigash’ për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve

0
282

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka nisur “gjuetinë e shtrigave” për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

“Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit”, tha Kryemadhi.

“Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë”, tha ajo në një prononcim në rrjetet sociale.

Deklaratat e Kryemadhit vijnë pasi Kryeministri Rama publikoi sot një listë me 100 emra zyrtarësh të administratës të denoncuar nga qytetarët për korrupsion dhe abuzime të ndryshme me detyrën.

Por, kryemadhi thotë se Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.

Ajo i bën të qartë Ramës se nuk mund të anashkalojë vjedhjen e votës që u bëri shqiptarëve me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen.

“Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës. Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here