Denoncimi/ “Policia e implikuar në zhdukjen e biznesmenit vlonjat” Polici: Transportonte drogën e klanit Xhafaj

8

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të rëndë në drejtim të Policisë së Shtetit, sa i takon zhdukjes së biznesmenit Adriano Jaho dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, të cilët u zhdukën gjatë një xhiro me skaf.

Loading...

Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, që në këtë rast është një polic, të dy këta persona transportonin drogën e klanit Xhafaj. Sipas ‘policit dixhital’ skafi u nis nga kanali i Orikumit, me ndihmën e policisë.

MESAZHI I BERISHËS
Te reja nga repubilka e Norieges!
Policia e implikuar direkt ne zhdukjen Adriano Jahos dhe Arseld Maze! Ata transportonin drogen e klanit Xhafa.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me zhdukjen e shtetasit Adriano Jaho dhe ndihmesin e tij Ariseld Maze. Te dy keta persona jan skafista dhe meren me trasport droge (hashash) nga shqiperia ne itali, ku nisen gjithmon nga Vlora nen mbeshtetjen e policise. Adriano Jaho ka hotel Europen ne Vlore, njihet me pseudonimin Toshi. Te dy keta persona Toshi i Europes dhe Ariseld Maze te cilet raportohen te humbur nga dt 3 korrik, ku policia thot qe jan nis nga durresi nuk eshte e vertet. Te dy keta persona pasi kane ngarkuar skafin me 2 ton hashash tek kanali ne orikum me ndihmen e policis kufitare te vlores jan nisur per ta cuar ne itali. Pasi kan ecur per rreth 45 min ata kan pasur probleme me skafin, ju kane kerkuar ndihe miqe e te tyre qe te kthehen por policia nuk i ka len te kthehen pasi ata e kishin ber punen e tyre ku kan mare 30 mij euro dhe po te ktheheshin do ju hapnin probleme pra eshte vet policia qe i ka vrare me doren e vete keta dy trafikant. Droga ne skaf ka qen e Gonit vllait te ish ministrit Xhafaj dhe nje personi tjeter Gjergji. Goni dhe gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te vlores te cilet sigurojn nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty.
Po keshtu keta dy Adi dhe Luani me dt. 19 maj 2017 kan nisur toshin e europes me nje gomone me 2.2 ton hashash e cila u gjet e braktisur ne brigjet italiane, dhe kjo ngarkes ka qen e Gonit te Xhafes dhe Gjergjit.
Te lutem ruaj anonimitetin Doktor se keta nuk tallen te heqin qafe”

Loading...

8 Komente

  1. Shqiptaret e kane mesuar o sali qe ti je qytetar fasade , vec per te brockallitur , te ka ikur koha e revolucionit o miku i vetvetes se te tjeret i mora era .

  2. Si ka mundesi qe vazhdon te nxjerresh lajme te cilat edhe vete e di shume mire qe nuk kane asgje te vertete ne to dhe as qe ka per te patur ndonje lajm tembeshtetur ne fakte e te jete burim informacioni per publikun.

Lini nje pergjigje