Armando Sadiku transferohet në kampionatin polak, kontratë 3-vjeçare me Legian e Varshavës

0
279

Armando Sadiku i ka dhënë fund periudhës 6-vjeçare në kampionatin zvicerian duke u transferuar në atë polak. Futbollisti i kombëtares ka zhvilluar sot paradite vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.

 

 

26-vjeçari udhëtoi dje drejt Varshavës dhe sot në mëngjes kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, duke i kaluar me sukses. Më pas, ai ishte në ambientet e klubit ku në praninë e drejtuesve nënshkroi kontratën 3-vjeçare me skuadrën e tij të re.

Për momentin janë enigmatike shifrat që që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, gjithashtu edhe paga e vetë lojtarit me klubin e ri.

Kujtojmë që Sadiku sezonin që u mbyll e nisi me Zyrihun në katëgorinë e dytë zvicriane dhe më pas në janar u transferua te Lugano ku falë golave të tij nga objektivi qëndrimi në kategori, e dërgoi në Kupat e Europës.

Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99.
dsc-7166-1499872999-470x313

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here