Unike në Pogradec/ Tenton të vrasë veten, por shpëton nga rënia zjarrfikësin që shkoi ta ndihmojë

0
209

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje mjaft e veçantë në qytetin e Pogradecit. Një person i moshës 68-vjeçare ka alarmuar banorët dhe komshinjtë pasi po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i apartamentit ku banonte.

Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës. Në vend ngjarje mbërriti policia dhe zjarrfikësit. Fillimisht policia tentoi të hynte nga dera por ky person goditi me çekiç në kokë atë që hyri i pari duke i shkaktuar plagë dhe u mbyll përsëri brenda. Në këto kushte policia dhe zjarrfikësit menduan të vinin në zbatim alternativën e dytë, atë të hyrjes nga ballkoni nëpërmjet shkallëve të zjarffikëses.

Por ajo që ndodhi ishte me të vërtetë e paparë. Gjatë kohësi që njëri nga zjarrëfikësit po tentonte të hynte në ballkonin e këtij personi, duket se hasi në vështirësi. Ishte vetë personi që po tentonte të vriste veten që e ndihmon zjarrfikësin të hipë në ballkonin e tij dhe ta shpëtonte.

Pas kësaj qytetari i quajtur Agron Qose u shoqërua me ambulancë për në spitalin e qytetit, raporton Televizioni Sot7. Gjithashtu pas kontrollit nga mjekët policia e mori në pyetje rreth tentativës së vetëvrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here