Sherri te sheshi ‘Pranvera’ në Durrës, policia arreston dy protagonistët. Ja emrat

0

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së hënës te sheshi “Pranvera” në Durrës, policia njofton se ka vënë në pranga dy nga personat e përfshirë në konflikt.

Loading...

Ata janë Pëllumb Cenalia, 39 vjeç dhe Ramiz Brati 25 vjeç, të dy banues në Arapaj.

Policia bën të ditur se dje rreth orës 17:30, në lagjen numër 11 Durrës, në vendin e quajtur sheshi “Pranvera”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. M.  36 vjeç, banues në  Durrës.

Në momentin kur kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, shtetasit e arrestuar i kanë kundërshtuar, fyer dhe  përdorur dhunë ndaj uniformave blu. Ata akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për këtë ngjarje, policia e Durrësit reagoi dhe mbrëmë në orët e vona, duke sqaruar se është bërë pezullimi i 3 punonjësve të policisë që shihen në videon e publikuar nëpër rrjete sociale e portale online teksa ushtronin dhunë gjatë shoqërimit të dy personave për në komisariatin e policisë.

“Drejtoria e Standarteve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë nëse ka apo jo tejkalim të detyrës”, njoftoi policia.

Loading...

Lini nje pergjigje