“PS fal dhe vjedh vota, turp e faqja e zezë, Ramës i mbeti qeveria në dorë…”

0
239

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se ankimimi që PS ka bërë në KQZ është qershia mbi tortë e këtyre zgjedhjeve. Në studion e lajmeve të Ora News, Manjani tha se PS edhe fal vota edhe vjedh vota.

Manjani: Ato tre parti që janë ankuar, PDIU, PD dhe në mënyrën më surprizë ishte ankuar edhe PS. Kjo është qershia mbi tortë e këtyre zgjedhjve. Sepse PS pretendon se nga zgjedhjet që ka fituar vetë, 18 mandate në Tiranë, pretendon se paska falur vota në llogari të një subjekti tjetër. Imagjinoni PS edhe fal vota edhe vjedh vota. Kjo është legjitmimi më spektakolar i procesit të administrit të zgjedhjeve

Nga pamjet filmike që janë parë duket qartë që numërues socialiste në disa tavolina kanë vjedhur vota. Ca më keq akoma nëse PS ka video zyrtare që tregojnë që numëruesit e saj prap kanë vjedhur vota, sepse nuk kanë numëruar rezultatin e zgjedhjeve sipas vullnetit të zgjedhëse. Kjo është absolutisht gjëja më spektakolare që ka ndodhur në këto zgjedhje. Trup dhe faqja e zezë.

Numërues të PS kanë vjedhur votat

Manjani: Është vështirë që të shikosh se çfarë ndikimi ka paraja në zgjedhje për të ndryshuar vullnetin e popullit. Ka disa elementë që janë të dyukshëm, biznesmenë që fitojnë. Megjithatë ky lloj mekanizmi nuk provohet të këtë ndryshuar procesin e zgjedhjeve. Kur fleta e votimit është e regjistruar në favor të një subjekti dhe ti merr dhe e hedh në një subjekt tjetër, kjo quhet vjedhje e pastër. Dhe kjo është bërë nga numërues që bëjnë funksione publike, dy herë më shumë faqja e zezë.

PS konfirmoi vjedhjen e votave

Manjani: Imagjinoni një person që ka shkuar me vullnetin e tij në qendrën e votimit për të hedhur votën, një numërues atje me urdhër politik, qartësisht të PS e manipulon këtë votë, e vjedh sipas qejfit të tij, e heq ose ja vë subjektiti dhe PS e ka konfimruar dje me ankesën që ka bërë. Ky është rezultati i zgjedhjeve, verjan emrin si të doni mazhorancë, supermazhorancë, monizëm, diktaturë demokraci. Kjo është vjedhje e pastër e votës, e konfirmuar nga PS që këto zgjedhje janë vjedhur.

Ata që kanë vjedhur votat të futen në burg

Manjani: Unë besoj fort tek prokurori i shtetit që duhet ti marrë ti analizojë, ti identifikojë këta persona dhe ti vërë prapa hekurave. Këtu fillon drejtësia e zgjedhjeve. Pastaj se çfarë ndodh me rezultatin kjo është sekondare. Nuk duhet ti shkojë mendja njeriut më që ta bëjë këtë punë dhe e vetmja mënyrë është burgu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here