Në Itali është “Zoti i drogës”, gjykata e Durrësit kundër arrestimit

0
222

Mediat italiane e kanë pagëzuar 45-vjeçarin shqiptar Alket Hatia si “Zoti i drogës”. Shkak është bërë futja në Itali e 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë në vitet 2002-2003. Përy këtë ai është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Millanos, por mund që të mos vuajë asnjë ditë. Ai u arrestua në 8 korrik në Durrës me qëllim ekstradimin e tij. TvKlan raportoi se gjykata e Durrësit e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin dhe të pambështetur në prova. Prokurori e ka dërguar çështjen në apel dhe do të jetë ai që do të vendosë për fatin e 45-vjeçarit.

Alket Hatija nuk fliste shpesh në celular dhe askush nga bashkëpunëtorët e tij nuk e thërriste me emër, sidomos kur flitej për transportin e drogës. “Zotëria i Drogës” nuk zgjidhte asnjëherë vetëm një mënyrë transporti nga Shqipëria drejt Italisë. Droga kalonte nga deti nëpërmjet anijeve, me makina ose kamionë dhe me të mbërritur në destinacion largohej menjëherë nga duart e tij, pra të shpërndarësit, shkruan lapsi.al.

Një tjetër aspekt i mënyrës se si 45 vjeçari kryente trafikun, ishte dhe aftësia e tij për të qenë gjatë gjithë kohës “nomad”. Alket Hatija i mbyllte shpejt marrëveshjet dhe nuk kishte në pronësi asnjë lloj magazine për të mbajtur drogën. Për të mos rënë në të papritura, për ngarkesat e mëdha të drogës, Hatija i paraprinte udhëtimeve të korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka shkonte siç duhej.

Pikërisht në njërin nga udhëtimet, ku Hatija ishte nisur për të parë që transporti po shkonte sipas planit, u bë dhe gabimi që i kushtoi lirinë. Ai tregoi pasaportën e tij në mbërritje me anijen, në portin e Ankonës. Të dhënat e pasaportës së tij më pas sollën dhe arrestimin e “Zotit të Drogës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here