Vlorë, përfshihet nga flakët një makinë, mister shkaqet e ngjarjes

0
185

Një makinë është përfshirë në orët e para të mëngjesit nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare nga policia, rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët një automjet.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të 57-vjeçarit me inicialet Sh. S., ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij pesoni në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here