Këto janë qytetet më të bukura për të kaluar muajin e mjaltit

0
807

Në vend të pushimit në oazat ekzotike apo në det, shumë çifte të sapomartuara vendosin që muajin e mjaltit ta kalojnë në ndonjë qytet të njohur, pasi që duan që momentet e përbashkëta t’ia kushtojnë zbulimit të trashëgimisë kulturore, kuzhinës së atij vendi, apo jetës së natës.

Njëra ndër revistat më të specializuara dhe më me ndikim në këtë fushë “Destination Weddings & Honeymoons” ka botuar listën e vendqëndrimeve më të bukura evropiane për çiftet e sapomartuara.

Barcelona-metropoli i arkitekturës moderne

Besoni se dashuria vjen nga barku dhe se udhëtimin e martesës dëshironi ta kujtoni për argëtimin e mrekullueshëm natën, atëherë Barcelona është vend adekuat për ju. Atë që nuk guxoni assesi ta lëshoni janë “tapasët”, shujtat e vogla apo “kafshatat”, si karkalecat në salcë të hudhrave, pjesë të oktopodit në skarë apo pjesë të prera hollë të pershutës. Natyrisht, të përcjella me një gotë të mbushur me verën e kuqe të njohur spanjolle.

Disa nga “tapas” baret më të mira gjenden në kuartetin Gotik, Barri Gotic, ndërsa para darkës dhe turneut të paharrueshëm nëpër klubet e natës vizitën e kësaj pjese romantike më së miri është ta filloni me shëtitjen rreth katedrales mesjetare. Përveç ushqimit, argëtimit dhe antikitetit, Barcelona është e njohur edhe si arkitektura moderne në të cilën disa nga veprat e tij më të rëndësishme i ka “lënë” Antonio Gaudi. Të sapomartuarit kurrsesi nuk duhet që të anashkalojnë Guel parkun dhe katedralen kurrë ta papërfunduar, Sagrada Familia.

Parisi-simboli i bukurisë

Nuk është sekret se ky qytet romantik tërheq të dashuruar nga të gjitha vendet e botës. Edhe pse mund të tingëllojë “mërzitshëm” dhe shumë turistike, nëse vendosni që muajin e mjaltit ta kaloni në Paris, partnerin tuaj gjithsesi dërgojeni në Kullën e Eiffelit. Shikimi në qytet dhe në lumin Seina me siguri se do të mbetet në kujtim deri në fund të jetës.

Çiftet e dashuruara gjatë vizitës në Paris nuk guxojnë që mos të shëtisin në parkun Luxembourg në bregun e majtë të Seinas, kopshti i parë publik i zbukuruar me një kështjellë për nënën e mbretit, Maria Medicin. Duke pasur parasysh traditën e njohur franceze të kuzhinës, është e tepërt të përsëritet që këtu vijnë edhe gurmanët më të mëdhenj, të cilët dëshirojnë të shijojnë ushqime të shijshme si dhe adhuruesit e verës, e cila sipas mendimit të shumicës është më e mirë në botë.

Praga-“bukuroshja e zgjuar”

Edhe pse për shkak të komunizmit ky qytet është konsideruar si “bukuroshja e fjetur” e Evropës së mesme, Praga është “zgjuar” papritmas në shekullin 21 dhe është i gatshëm për vizitorë të ndryshëm. Pjesët më të vjetra të ruajtura të këtij qyteti datojnë nga shekulli 12, ndërsa rrugët e ngushta, kështjellat mesjetare dhe kishat e panumërta ju thërrasin për vizitë. A mund të mendoni mënyrë më të mirë se sa të shëtisni në këtë vend të kapur për dore me partnerin e zgjedhur.

Aty është edhe ura e Karlit, në të cilin puthja garanton dashurinë e përjetshme, pastaj sheshet e mrekullueshme, kështjella mbretërore dhe shtëpia e Presidentit. Përveç artdashësve të cilët në rrugët e këtij qyteti kërkojnë gjurmët e Kafkas apo Kischas, Pragën e pëlqejnë edhe adhuruesit e birrës, por edhe ata të klubeve të shumta dhe cilësore të muzikës jazz.

Edinburgh-vendi i fantazive dhe ëndërrimeve

Duke ditur se në të ka jetuar poeti skocez, Robert Burns, i njohur si pionieri i romantizmit, nuk çudit fakti se Edinburgh, qyteti që është në listën e UNESCO-s të trashëgimisë botërore, përshkruhet si vend i vërtetë për çiftet që dëshirojnë fantazitë dhe ëndërrimet. Pjesa më e veçantë është ajo e qytetit të vjetër, rruga Royal Mile, e cila shtrihet përgjatë kështjellës së Edinburghut, rezidenca skoceze e familjes mbretërore britanike Palace of Holyroodhouse.

Vetëm monumentet historike, shitoret, kafenetë, pubet dhe restorantet në Royal Mile do të mund t’ju argëtonin më shumë se një javë. Këtu mund të mësoni edhe shumë për trashëgiminë e letërsisë skoceze e cila që nga tregimet e lashta dhe legjendat shtrihet deri sot. Por, fytyrën e vërtetë të Edinburghut më së miri e tregojnë festivalet e tij, sikur festivali i Fringet i dedikuar për të gjitha format e artit.

Nuk duhet shkuar larg qendrës së qytetit që të zbuloni bukuritë natyrore të Skocisë, pasi që këtu është Holyrood Park, dhe nuk të habitë e dhëna se shumica e britanikëve në hulumtimin e zhvilluar së fundi thanë se para vdekjes gjithqysh dëshirojnë ta vizitojnë pikërisht Edinburghun.

Firenca-vendi i trashëgimisë kulturore italiane Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me qytetin, që përveç njërës ndër kuzhinat në kualitative në botë dhe verës shumë të njohur, këtu është e vendosur gjysma e trashëgimisë kulturore italiane, dëshmon se ky vend do të zgjojë të gjitha shqisat tuaja. Vendi i renesancës, të dashuruarit do t’i tërheq me rrugët e tij romantike, sheshet dhe parqet madhështore të cilët për shkak të klimës së lagësht është e nevojshme t’i shmangni verës.

Me katedralen Duomo dhe njërën ndër galeritë më të pasura në botë sipas vlerave të veprave artistike, Uffizit, Davidit të Michelangelos dhe urës Ponte Vecchio, vizitorët mund të kënaqen edhe në mjedisin e bukur dhe jetën e natës nëpër klube, pube dhe koktej bare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here