A mund të bëhen ndërhyerje në dhëmbë gjatë shtatzënisë

0
132

Ndërhyrjet në dhëmbë gjatë shtatzënisë ndonjëherë bëhen të nevojshme, por mbetet shqetësim fakti nëse mund të bëhen apo jo këto ndërhyrje. Mjekët thonë se nëse pacientja nuk ka bërë një ndërhyrje të mirë të gojës para shtatzënisë dhe futet në shtatzëni me dhëmbë të prishur, në tremujorin e dytë mund të bëhen pa problem ndërhyrjet. Këshillohen kryesisht në periudhën nga java e 14-të deri në javën e 20-të dhe këto ndërhyrje përfshijnë një mbushje ose trajtim, por gjithmonë pa bërë grafi.

 

 

Mjekët theksojnë se, grafia dhe asnjë lloj rrezatimi nuk lejohen në mënyrë kategorike në shtatzëni dhe sidomos në tremujorin e parë që formohet fetusi. Prandaj këshillohet bërja e një kontrolli dhe e një grafie para shtatzënisë, pasi në çdo lloj situate që mund të prezantohet gjatë saj, pacienti e ka një “dokument” që doktori të shikojë situatën e gojës si është.

Këshillohet që gruaja shtatzënë të ketë marrë dhe miratimin e mjekut gjinekolog që e ndjek.

Edhe tek tremujorëshin e fundit nuk këshillohet ndërhyrja në dhëmbë, sidomos gjatë muajit të tetë për shkak të lindjeve të parakohshme (këshillohet që ndërhyrja të shtyhet për muajin e nëntë). Përsa i përket solucioneve, mjekimeve, ilaçeve që përdoren normalisht, idealja është jo, ndërsa antibiotik në mënyrë kategorike.

Antibiotiku jepet vetëm në rastet ekstreme (kategorisht jo në tremujorin e parë) për shembull nëse pacientja të vjen me një abces (që janë raste shumë të rralla, kryesisht tek ato femra që nuk kanë qenë të kujdesshme nga goja gjatë shtatzënisë) dhe në atë lloj grade s’ke çfarë bën, do t’i japësh një lloj trajtimi. Është e njëjta gjë si kur ke një infeksion urinar të asaj grade që mund të stimulojë abort dhe mjeku duhet të japë patjetër një lloj trajtimi me antibiotik.

Pra, janë situata tepër të vështira, por e mira do të ishte që gjatë periudhës që formohet fetusi, mjekimi të jetë sa më i rezervuar, shkruan “shëndeti.al”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here