A mund ta shpëtojë PD-në, zgjedhja e kryetarit ?!  

0

 

Nga Nebil Çika

 

Debati pas zgjedhor ne PD i ka kaluar me kohë kufijtë e normales dhe PD me shumë se sa ne një proces zgjedhor duket se është në  një“luftë civile” . Drejtues e anëtare te sajë te njohur ete pa njohur janë përfshirë ne një “luftë” te hapur me njeri tjetrin duke e harruar fare kundërshtarin politik historik PS-në e cila po shijon ne qetësi pushtetin e rifituar si gjithnjë me metoda e mjete te pa drejta e jo demokratike por të legjitimuar nga mungesa e forcës se opozitës , nga shthurja morale e politike e sajë .

 

Debati i përqendruar midis te “kënaqurave dhe te pa kënaqurave”  nga Basha, po degjeneron ne një grindje masive pa asnjë kriter parimor ,politik, ideologjik e etik dhe sidomos pa rregulla fillestare te komunikimit midis njerëzve normalë qe presupozohet te jene anëtarë te një partie për me tepër demokratike siç pretendon te jete PD-ja. Ky sherr masiv ne PD ka nxjerrë problemet qe ka kjo parti qe e kapërcejnë dukshëm debatin për kryetarin apo humbjen e  ketyre zgjedhjeve dhe me sa duket ka te bëjë me keqfunksionimin politik , ideologjik e organizativ të sajë . Nga etiketimet akuzat  fyejet  që grupet dhe individët e përfshirë ne sherr i bëjnë njeri- tjetrit kuptohet sikur  PD-ja përbëhet nga grupime e njerëz qe me shume se ideologjia e bindjet i bashkojnë apo i kanë bashkuar interesat e pushtetit ( kazani ) .Spiunë te Sigurimit, sorosistë,komunistë,te korruptuar,bythëlëpirës,urzupatorë, qilistë etje janë epitetet qe demokratet e ndarë në kampet, pro dhe kundër Bashës , po cilësojnë njeri- tjetrin gjë që e thekson fakti që askush nuk përdor termin demokrate ,antikomuniste , idealiste, qëndrestarë e te tjera epitete apo cilësi qe presupozohet te kenë anëtarët e një partie te djathtë , situate qe tregon gjendjen e rende te atyre qe kane marre përsipër publikisht ta shpëtojnë atë .  Te kuptohemi jo se PD nuk ka te tillë,  por me sa duket ata qe janë përfshirë ne masë në sherr e qe vijne kryesisht  nga nivele  apo ish nivele te larta përfaqësimi  me sa duket nuk janë ata . Ne te gjithë këtë sherr- debat flitet për gjithçka por vetëm për parime , ideologji , program struktura dhe sidomos për funksionim demokratik e te tjera probleme reale të sajë nuk flet njeri për faktin e thjeshte se ato nuk kane ekzistuar ose edhe kur janë shfaqur nuk janë vlerësuar nga asnjëra palë .

 

PD po kalon një moment te rëndë te jetës se sajë që ne se nuk menaxhohet mirë mund ti sjellë edhe fundin. Unë nuk besoj se zgjedhja e kryetarit te sajë është zgjidhja pasi me sa duket z. Basha do te jetë serish kryetar i sajë, por kryetari mund te kthehet ne problem në se nuk e kupton dhe veçanërisht nuk reagon ne kahun e duhur për te shpëtuar PD-në. PD , ka qartësisht një problem te madh ideologjinë aq te domosdoshme për te mbajtur të bashkuar një parti, sidomos kur ajo është ne opozitë, Nga sherri dhe sulmet ndaj njeri tjetrit te drejtuesve  e përfaqësuesve të lartë politike të sajë shihet qartë qe ideologjia as nuk ekziston ne mendjet e tyre si arsye e humbjes se zgjedhjeve .Të gjithë janë të fokusuar tek listat për deputetë,  tek thelat dhe ndaraja e (pa)drejtë e tyre  . Pala qe nuk u përfshi ne to akuzon palën tjetër se është ajo përgjegjëse për humbjen pasi nuk u votua nga shqiptaret, pala në lista apo afër sajë akuzon te parët se sabotuan me qellim fushatën elektorale te PD-së . E vërteta është se sido qe te ishte lista  e deputetëve , PD-ja do të humbiste këto zgjedhje, po të ishin një pjesë e atyre qe shajnë sot Bashën, me siguri humbja do kishte qene edhe me e thellë . PD-ja humbi se nuk u votua nga shqiptarët sidomos ata të djathtë që janë edhe votuesit qe ajo përfaqëson. Nuk u votua se në fushatë nuk tha kurrë një fjale për, për problemet e tyre nga krimet e komunizmit tek pronat etje . Pas takimit te Bashës me Ramën nën presionin ndërkombëtar,  PD-ja hoqi dore nga çdo nuancë opozitare edhe atë spekulative qe kishte ruajtur ne propagande duke humbur kështu interesin e një pjese te madhe te elektoratit tradicional për të. Sigurisht që pati elektorat fanatik qe e votuan ,  kryesisht për motive historike e ideologjike ( antikomunistët) por kjo votë ishte me shume një votë kundër ish komunisteve të PS-së se sa pro PD-së . Por gjithësesi  një pjesë  e madhe , më liberale e te djathtëve , zgjodhi te mos shkojë në votime, gjë qe i shkaktoi PD-humbjen me të rëndë ne histori. Por kjo nuk duket gje para asaj që pritet të ndodhë si pasojë e këtij debati e sherri te brendshëm që po kalon çdo limit. Gjithçka duket se është serish në duar te Bashës. Problemi i tij dhe i PD-se nuk janë këta politikanë kundër tij që gjeti apo i solli vete ne PD , por elektorati  i zemëruar e i zhgënjyer , rikthimi i besimit te tij tek PD-ja që ne kushtet aktuale duket pothuaj i pamundur . Nga ato qe po shohim e dëgjomë deri tani , në ato që Basha thotë në takimet me strukturat ne fushatën për rizgjedhjen e tij duket se nuk e ka kuptuar apo nuk do ta pranojë problemin e madh qe ka ai dhe partia e tij me veten dhe  elektoratin . Mendoj se rizgjedhja është për te një barrë me e rëndë se zgjedhja 4 vite me parë. Nga kjo është i detyruar jo vetëm ta nxjerrë nga balta , por ta sjellë ne pushtet PD-ne dhe për këtë rizgjedhja apo edhe “ndërrimi i kuajve” te tjerë  nuk mjafton. Zgjidhje do te ishte përcaktimi se pari prej lidershipit i një filozofie politike dhe kursi ideologjik në interes te se djathtës qe pretendon se përfaqëson brenda se cilës struktura politike dhe elektorati te gjejnë veten e tyre natyrshëm . Kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar , bashkuar e rikthyer ne fitimtare PD-në. Çdo arsye , fyerje e sharje si “qentë për kocka” që po dëgjojmë te artikulohen ne debatin aktual ne PD janë “pordhë me rigon” që vetëm e thellojnë greminën politike e elektorale të sajë. Vetëm kthimi tek ideologjia, parimet dhe interesat dhe sidomos  burimet njerëzore të se djathtës ideologjike politike e  elektorale, ne se behet ne kohe ,  mund te rezultojë si shpëtim .

 

Lini nje pergjigje