Standard.al

Zbuloni disa mënyra të pazakonta për tu mbrojtur nga dielli

0

Ne të gjithë jemi të vetëdijshmë për mbrojtjen e lëkurës nga dielli. Jo vetëm gjatë verës kur kaojmë kohën të ekspozuar ndaj diellit por gjatë tërë vitit, duhet aplikuar krem mbrojtës pa marrë parasysh se për çfarë periudhe kohore bëhet fjalë. Shumica e njerëzve thejshtë nuk aplikojnë asnjë mbjet mbrojtës nga dielli dhe kjo nuk ka asnjë justifikim kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.

Shumë herë njerëzit thonë se nuk pëlqejnë ndjesinë e kremit me faktor mbrojtës në lëkurën e tyre. Për fat të mirë, ekzistojnë lloje që ju bëjnë të ndjeheni mahnitshëm me lëkurën tuaj. Megjithatë, ka shumë risi që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe të mbrojtur ndaj diellit. Lexoni në vazhdim mënyrat më të reja për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

Mbrojtje nga dielli përmes përmes pirjes

A keni dëgjuar ndonjëherë të pini produkt që ju mundëson mbrojtje nga dielli? Tingëllon diçka e pabesueshme por është realitet. Bëhet fjalë për një lloj pluhuri që shtoni në ujë ose lëng për të rritur aftësinë e mbrojtjes së lëkurës nga dielli. E krijuar nga një dermatolog, që nuk ofron kujdesin e mbrojtjes sikur të vendosni ndonjë kapele apo të uleni në hije por që zbut lëkurën pas një dite të kaluar në plazh. Përveç kësaj, kjo pije mund të sigurojë mbrojtje shtesë ndaj diellit kur jeni jashtë, një kombinim i vitaminave dhe antioksidantëve, ky pluhur është një nxitje e mirë për t’u mbrojtur nga dielli.

Mbrojtje nga dielli përmes larjes

Nëse e gjeni veten në telashe me diellin, çfarë mendoni në lidhje me larjen për tu mbrojtur nga dielli? Po, bëhet fjalë për idenë e produktit në formë sapuni apo detergjenti, në mënyrë që të mbroni lëkurën nga dëmi i diellit.

Në mënyrë që këto produkte të funksionojnë vërtetë, duhet të ndiqni disa hapa të rëndësishëm. Duhet të siguroheni që pastruesi të qëndrojë në lëkurë përreth 2 minuta para se ta shpëlani atë. Përveç kësaj, ju nuk duhet të fërkoni shumë lëkurën gjatë aplikimit të tij, në mënyrë që të ruani përbërësitpër mbrojtje sa më efikase.

Mbani mend se kjo lloj larje nuk mbron lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës nga dielli. Ju patjetër keni nevojë edhe për aplikim të rregullt të kremit me faktor mbrojtës. Edhe pse kjo formë e re e mbrojtjes është interesante dhe inovative, shumë dermatologë thonë se keni nevojë të aplikoni edhe krem të zakonshëm për mbrojtje në mënyrë që të siguroni efekt sa më të mirë lëkurës suaj.

Krem me faktor mbrojtës për rrobat tuaja

Një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur lëkurën në trupin tuaj është përmes rrobave që kanë efekt mbrojtje ndaj rrezeve të diellit. Më saktë, kjo nënkupton se vet rrobat ofrojnë mbrojtje përmes pëlhurës, duke dhënë një shtresë shtesë të mbrojtjes ndaj diellit gjatë një dite në pishinë apo plazh. Por, mbani mend, sërish duhet të mbroni veten me krem me faktor mbrojtës.

Kur gjithçka tjetër dështon, mund të provoni facekini?

Ashtu sikur bikinit një pjesë thelbësore e veshjes suaj në plazh, kohët e fundit është zbuluar një lloj mbrojtje e fytyrës duke e mbuluar atë me mbrojtjen e duhur – e njohur si “facekini”. Mund të tingëllojë shumë çuditshëm, por vërtetë lëkura e fytyrës mund të mbrohet mirë nga rrezet e diellit edhe nëse ekspozoheni kohë të gjatë në diell.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.