Sendet shtëpiake që nuk ua merr mendja se kanë datë skadence

0

Asnjëherë nuk harrojmë të kontrollojmë datën e skadencës se produkteve ushqimore, si për shembull qumështi. Por pak kush e di që ka disa sende shtëpiake me përdorim të përditshëm që kanë nevojë të ndërrohen herë pas here.

Loading...

Jastëku, parfumi, shapkat dhe shumë sende të tjera kanë data skadimi. më poshtë mund të shihni periudhat kohore që rekomandohet përdorimi i këtyre sendeve:

Jastëku

Mund të përdoret 2 deri në 3 vjet pasi e humb formën dhe krijon probleme shëndetësore dhe dhimbje qafe.

Shapkat

Shapkat janë burimi i vërtetë i infeksioneve ndaj dhe rekomandohen të përdoren brenda 6 muajve.

Sfungjeri

Sfungjerët dhe rrjetat që përdoren për trupin mund të krijojnë myk falë lagështisë me të cilën janë në kontakt të vazhdueshëm, ndaj rekomandohen të përdoren brenda 2-3 javëve.

Peshqiri

Peshqirët janë ambient perfekt për bakteret ndaj duhen përdorur brenda 1-3 viteve.

Furça e dhëmbëve

Ajo duhet të ndërrohet brenda 3 muajve.

Krehri

Krehrat e flokëve dhe veçanërisht furçat për drejtimin e flokëve, duhet të pastrohen çdo javë dhe të ndërrohen çdo vit.

Parfumi

Parfumi duhet të përdoret brenda 2 viteve nëse është hapur dhe brenda 3 viteve nëse është i mbyllur.

Biberoni i fëmijëve

Ato me përbërje latex-i duhet të ndërrohen brenda 2-5 javëve.

Reçipetat

Për sa kohë që reçipetat e humbasin elasticitetin, zvogëlohen ose zmadhohen bëhen të papërshtatshme për t’u veshur dhe duhet të ndërrohen brenda 1-2 viteve.

Atletet

Atletet veçanërisht ato që përdoren për vrap, duhet të ndërrohen pas 1 viti.

Erëzat

Erëzat e humbasin aromën brenda 1-3 viteve.

Mielli

Mielli i cilësisë së parë mund të durojë deri në një vit, kurse ai i cilësisë së dytë deri në 6 muaj.

Prizat

Çdo përcjellës energjie ka kapacitet. Prizat që kanë shumë spina mund të përdoren brenda 1-2 vjetëve.

Ilaçi i mushkonjave

Pas dy vjetëve ilaçi i mushkonjave mund të skadojë.

Loading...

Lini nje pergjigje