Denoncimi/ PDIU bën publike VIDEO-n: Ja si na u vodhën votat

0
211

Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet, ka publikuar një video ku denoncon vjedhjen e votave në Tiranë.

Ka qenë deputetja Mesila Doda e cila përmes një statusi në Facebook, sqaron se në këtë video tregohet momenti i tjetërsimit të votave të PDIU-së në Tiranë.

Kujtojmë që kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, vetëm për 37 vota nu arriti të marrë mandatin e deputetit në Tiranë, vota të cilat u vodhën sipas Dodës.

Ja statusi i Dodës:

Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…

Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”

Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…

Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…

Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here