Aksidentoi 5-vjeçarin në Kukës, policia arreston shoferin 23-vjeçar

0
247

 Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi aksidentoi një të mitur. Ngjarja në fjalë ndodhi në shëtitoren e qytetit në afërsi të Gjimnazit “Havzi Nela”.

 

 

Lirim Matmuja, banues në fshatin Breg-Lumë të Kukësit teksa drejtonte mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar të miturin me inicialet L.C., 5 vjeç, banues në këtë qytet.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar me prindërit e tij në banesë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here