I vendos bebit 1 ‘pirsing’, tërbohen prindërit e tjerë: ‘Nënë monstër!’

0
164

Një foto e përpunuar është kthyer në burim zënkash dhe debatesh të ashpra në rrjetet sociale. E gjitha filloi kur një grua nga Ohio,  publikoi një foto të vajzës së saj 6-muajshe dhe e  modifikoi  duke i vendosur në faqë një gur të shndërritshëm që dukej si pirsing.

Pasi bëri këtë, ajo e postoi në llogarinë e saj  të Facebook-ut dhe poshtë fotos shkruante: “Duket kaq bukur apo jo?  Mendoj që ajo do ta dashurojë. Kur të rritet do të më falenderojë, por dhe nëse nuk e do mund ta heqë nuk është ndonjë problem i madh.  Unë jam prindi, ajo është fëmija im. Kështu që deri sa të bëhet 18 vjeç për të do të vendos unë dhe tani dua që ta ketë këtë.Bebi im, zgjedhja ime!”

 

Kaq u desh që fotoja të bëhej virale duke u shpërndarë rreth 13.000 herë vetëm në pak orë. Por ajo që nëna e re nuk priste ishin reagimet nga prindërit e tjerë. Komente dhe email-e pafund urrejtjeje, poshtërim , madje dhe kërcënime se do të njoftonin shërbimim mbrojtës për fëmijët.

Askush, nuk e kuptoi se e gjithë kjo ishte një mënyrë satirike që 35-vjeçarja zgjodhi për të dënuar pikërisht të tilla ide, ku prindërit mendojnë se fëmijët janë pronë e tyre dhe me ta mund të bëjnë ç’të duan.

Potuajse të gjithë ata që panë foton, nuk vonuan ta quanin një nënë të keqe madje, nuk munguan as kërcënimet nga më të rëndat të cilat e detyruan të sqarohej publikisht.

“Nuk mund ta besoj që asnjëri prej jush nuk e kuptoi që e gjithë kjo ishte satirike. Unë e bëj shpesh këtë. Por njerëzit vazhdojnë të kërcënojnë se do më godasin për vdekje, apo do të më marrin vajzën.”- shkruan ajo në Facebook e cila tregon se i gjithë qëllimi ishte pikërisht e kundërta e asaj për të cilën të gjithë po e kryqëzonin.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here