Foto/ Pas sherrit me të dashurin, hakmarrja e kësaj vajze të lë me gojë hapur

0

Një vajzë e re ka reaguar në mënyrën më të keqe pas grindjes me të dashurin.

Loading...

Ajo është hedhur nga shkëmbinjtë në Antalja të Turqisë për t`u vetëvrarë. Gjithçka është fotografuar sekondë pas sekonde nga fotoreporterët. 23-vjeçarja me iniciale S.Y. ishte duke folur në telefon rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë.

Herë pas here qante. Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, vajza e theu telefonin për tokë dhe u afrua tek humnera në bregdet. Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë.Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot. Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra.

Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë. Punonjësi i shëndetësisë në përpjekje për ta shpëtuar e kapi vajzën nga bluza, por nuk ia doli ta mbante. Media turke raporton se 23-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 30 metra me shpinë në ujë.

Ekipet e shpëtimit arritën ta marrin në varkë menjëherë dhe e dërguan në një qendër shëndetësore në Antalja. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë rrezik për jetën.

 

Loading...

Lini nje pergjigje