Bllokohen dy motorë deti në Durrës dhe Kavajë, nuk kishin dokumente

0
495

Policia e Durrësit ka bllokuar një motorr uji që ka qenë pa dokumente. Sipas policisë motorri i ujit që ishte në pronësi të shtetasit E.H, është bllokuar pasi u konstatua se mjeti nuk kishte dokumentet e nevojshme për të lundruar.

Ndërkohë që edhe policia e kavajas ka bllokuar një motorr uji që ka rezultuar i papajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Ja njoftimet e policisë:

U bë bllokimi i një mjeti lundrues “Motorr deti pronë e shtetasit E. H. banues në Durrës. Mjeti u kostatua në orën 10:00, në det, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”. Bllokimi i mjetit u bë, pasi u konstatua jashtë vendbazimit të motorrave të detit, dhe nga kontrolli rezultoi se pronari i mjetit nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë dhe çertifikimin e mjetit lundrues në SPK Durrës, përgjegjës për territorin. Bazuar në ligjin nr.8663.dt.18.09.2000, neni 13 pika1, neni 28 pika1, u bë bllokimi i mjetit në vendbazimin e mjeteve lundruese të SPK Durrës. Për veprime të mëtejshme i kaloi Sektorit të hetimit në DVKM Durrës.

Gjithashtu u bë bllokimi i një mjeti lundrues “Motorr deti pronë e shtetasit E. D. banues në Tiranë. Mjeti u konstatua në orën 17: 00., në vendin e quajtur “Pishat e Buta”, Qerret, Kavajë. Mjeti u bllokua pasi i kishte mbaruar afati i çertifikatës së përdorimit, shkelje e parashikuar në ligjin nr.8663.dt.18.09.2000, neni 13 pika 4, neni 29 pika 1. U bë bllokimi i mjetit në vendbazimin e mjetve lundruese të SPK, Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here